Mëngjesin e sotëm u regjistruan dy tërmete në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love




Sot në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar dy tërmete, një në orën 8:14 me magnitudë 2.6 dhe tjetri në orën 08:21 me magnitudë 2.9.

 

“Rrjeti sizmologjik i Maqedonisë së Veriut, sot më 1 dhjetor 2021 regjistroi dy tërmete me epiqendër 65 km në jugperëndim të Shkupit. I pari në orën 08:14 minuta me magnitudë lokale 2.6 dhe i dyti në orën 08:21 minuta me magnitudë të Rihterit 2.9, në Kërçovë. Tërmetet janë ndjerë nga popullata në pjesët jugperëndimore me intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike europiane”, thuhet në njoftimin e Entit sizmologjik.


You may also like