“Mendoni sikur SPAK të arrestojë Berishën dhe Metën”, Nano del me deklaratën e papritur

by admin
Spread the love

Gazetari Mustafa Nano ka folur rreth deklaratave të fundit të kryeministrit Rama të bëra në Asamblenë e PS-së.

Nano shprehet se shumica është duke vuajtur prej kompleksit të të qenurit i persekutuar ndaj disa strukturave që i ka ngritur vetë.

“Shumica është duke vuajtur prej kompleksit të të qenurit i persekutuar ndaj disa strukturave që i ka ngritur vetë ose ka marrë nismën dhe po i rezultojnë se sistemi po godet majtas, është e dhënë statusore. Rama ndihet keq, i duhet të justifikohet përballë vetes se shumë njerëz të vetët i thonë që sistemi u ngrit nga ne dhe po godet vetëm majtas. Kjo s’do të thotë që kryeministri i vendit bazuar te ky shqetësim të dalë e t’i kërkojë llogari organeve të drejtësisë. Parafytyroni sikur SPAK të arrestojë Berishën dhe Metën. Ata e kanë e alibinë të gatshme për të ngritur tezen e goditjes së targetuar. Më duket si përpjekje për të marrë në mbrojtje Berishën dhe Metën. Pas kësaj që bëri Rama çdo goditje e sistemit do merret si produkt i bashkëpunimi mes mazhorancës e sistemit të drejtësisë. Berishës i jepet e gatshme alibia. Mua po më godasin për persekucion politik.

Qëndrimi i ambasadores u duk korrekt, Asaj nuk i duket normale që dikush t’i kërkojë drejtësisë se kush të arrestohet. Më shqetëson që duke bërë këtë situatë i jep argument Berishës dhe Metës nesër nëse ata arrestohen.”, tha Nano.

You may also like