“Mendoja se burri më tradhtonte pasi gjeta fije floku në shtëpi, më tha që janë të shokut”

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur, Vida Kunora, ka qenë e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ në Ora News. Në një rrëfim të saj, ajo ka zbuluar një histori të trishtë, ku dyshonte se bashkëshorti i saj nuk ishte besnik.

E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku nëse ajo do të ndahej po të zbulonte se bashkëshorti kishte kishte patur një lidhje 5-vjeçare, këngëtarja tha se familja nuk prishet për asnjë arsyje.

Më pas ajo rrëfeu për herë të parë një histori gjatë kohës që ishte shtatzënë: “Kam gjetur dikur në shtëpinë time atlete, vathë dhe fije floku të një femre tjetër. Në atë kohë kam qenë shtatzënë me vajzën.

Kur e pyeta burrin, ai më tha se nuk do të ma bënte kurrë këtë, dhe u justifikua se në shtëpi kishte ardhur shoku i tij i ngushtë me të dashurën. Unë e besova. Më bëri komplimente me shumicë dhe ashtu ka ndodhur, ka qenë shoku i tij në shtëpinë tonë”, u shpreh Vida Kunora.

You may also like