“Mendoj vetëm për Frozinonen”, Alegri zbutet për titullin: Dua tri pikët, për Super Ligën pyesni…

by admin
Spread the love

Rinisje e menjëher shme pas barazimit me Xhenoan, për të bërë presion ndaj Interit dhe për të mos humbur më tej terren. Ky është objektivi i Juventusit në pritje të ndeshjes së sotme në fushën e Frozinones. Sfida paraqet rreziqe për disa arsye dhe trajneri bardhezi është munduar t’i shpjegojë në konferencë për shtyp.

Transferta e fundit e vitit 2023. Si do t’i qaseni?

Është tinëzare për disa arsye. Një javë para festave, gjithmonë ka një klimë të ndryshme. Duhet të luajmë një ndeshje të kujdesshme dhe të përqendruar. Përballemi me një ekip, që në 8 ndeshje në shtëpi ka humbur vetëm të parën ndaj Napolit.

A do të jetë Vllahoviçi titullar?

Nuk e kam vendosur ende, por kanë mbetur tre lojtarë përpara: Dushani, Milik dhe Jildizi, sepse Kieza ka një shqetësim në tendinë. Nuk do të ishte e drejtë ta grumbulloja në këtë gjendje.

Një opinion për djemtë e huazuar te Frozinone?

Po bëjnë shumë mirë, nuk kisha asnjë dyshim për potencialin e tyre. Frozinone është një klub i shëndetshëm me një president serioz, një drejtor sportiv që di çfarë bën dhe një trajner si Di Françesko që kishte një dëshirë të madhe për të treguar vlerat e tij. Rruga e djemve është e rëndësishme, jam shumë i lumtur.

Çfarë mendoni për Super Ligën?

Nuk mendoj se është e përshtatshme të flasim për këto çështje, veçanërisht unë. Presidenti Ferrero dhe Skanavino kujdesen për të.

A do të firmosnit për të përfunduar në vendin e dytë dhe për të fituar Kupën e Italisë?

Nuk firmos për asgjë, duhet të luajmë ndeshje akoma. Duke bërë hap pas hapi, barazuam në Xhenoa dhe tani duhet të bëjmë mirë në Frozinone. Synimi është të shënojmë 40 pikë dhe duhet t’i marrim nesër.

Çfarë i mungon Vlahoviçit?

Të mos harrojmë se Dushani është 23 vjeç. Në ndeshjet e fundit, ka bërë mirë teknikisht, por nuk ka arritur të shënojë. Jam shumë i lumtur. Nuk është rastësi që deri në moshën 27 vjeç nuk mund të gjesh ekuilibrin e duhur, siç ndodhi me Rabio, do të ndodhë edhe me Vlahoviçin apo Kenin.

A mund të ndryshojë diçka në mbrojtje?

Nuk mendoj për lojtarët në rrezik kartoni, sepse janë tri pikët më të rëndësishme të kampionatit. Në fund do të shohim se kush do të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Romës.

A i ndryshon planet tuaja diferenca prej katër pikësh nga Interi?

Kampionati është i gjatë dhe ka shumë pikë në dispozicion. Interi është favorit për titullin, por në futboll me një fitore mund të rikuperosh pikë. Në fund të vitit, barazimet kanë shumë vlerë.

A do t’ia rekomandonit klubit dikë si Kielini?

Përpos marrëdhënies që kemi, Xhorxho nuk luan më tani dhe është një figurë e rëndësishme. Duke e parë, na bëri mirë. Ai do të flasë me klubin, por duhet të kuptojë se çfarë dëshiron të bëjë kur të rritet.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

You may also like