Memelli: Skënderbe i jashtëzakonshëm, bllokuam dhe mposhtëm një super ekip

by admin
Spread the love

Në Korçë janë të lumtur, Skënderbeu mori tre pikët e para sezonale në Abissnet Superiore pas fitores 2-0 ndaj Kukësit, kundërshtar të cilin Migen Memelli e vlerëson shumë. Trajneri i skuadrës korçare foli rreth fitores, teksa preku disa tema gjatë fjalës së tij.

“Kukësi, për mua, është një skuadër që më jep një afeksion të ndryshëm për mënyrën se si qaset në futbollin tonë, kanë një trajner të jashtëzakonshëm. Ne e kishim përgatitur për t’u bllokuar hapësirat atyre. Kemi qenë të jashtëzakonshëm sot, dua të komplimentoj shumë skuadrën. Kemi shumë pak lojtarë me eksperiencë, por po i bëmë mirë gjërat.

Çfarë nuk bëmë mirë? Pasi final, në të dy pjesët. Rezultati duhet të ishte më i thellë. Tranzicioni është kthyer në një armë për të gjithë skuadrat, rezultatet pozitive do të vijnë nëse e bën në mënyrën e duhur. Kemi punuar shumë në aspektin psikologjik për të rritur moralin e lojtarëve, pasi kanë potencial të lartë. Përgjigja që më dhanë sot ishte e jashtëzakonshme.

Ne jemi një skuadër që s’postohemi fort. Kaluam në 5-3-2 të pastër në pjesën e dytë. Kërkova nga lojtarët të rrisnim qendrueshmërinë dhe intensitetin, pasi vetëm kështu do e mposhtim Kukësin.

Qasja që bëmë sot ndaj një skuadre që ka prodhuar futboll të jashtëzakonshëm, ishte të mos i linim hapësira, të bllokonim ndërtimin e tyre të lojës dhe dy sulmuesit e krahut. Arbitrat? Ishin të jashtëzakonshëm. Me Partizanin, Dinamon dhe Laçin kishte probleme në gjykim. Mesazhi është i qartë: na lini të luajmë futboll”, përfundoi trajneri i ekipit korçar.


Top Channel

You may also like