​Meloni dhe Scholz nënshkruajnë planin e veprimit, premtojnë sigurimin e ndihmave për Ukrainën

by admin
Spread the love

Kryeministrja Giorgia Meloni dhe kancelari Olaf Scholz nënshkruan të mërkurën një plan veprimi midis Italisë dhe Gjermanisë, si pjesë e samitit ndërqeveritar në Berlin.

Nënshkrimi u bë në Kancelarinë pas takimit dypalësh mes dy krerëve të qeverive. Plani synon të nxisë bashkëpunimin dypalësh dhe në nivel evropian.

Italia do të sigurojë vazhdimësinë e ndihmave për Ukrainën së bashku me Gjermaninë, tha kryeministrja Giorgia Meloni pas samitit ndërqeveritar,

“Me Scholz-in trajtuam çështjen e luftës së Rusisë, agresioni ndaj Ukrainës, ku shprehëm qëndrimin e përbashkët Itali-Gjermani. Ne rikonfirmuam mbështetjen tonë për sovranitetin e Kievit dhe se ne do të vazhdojmë të garantojmë ndihmën e gjithanshme për Kievin”, tha ajo.

“Konferencat e radhës për rindërtimin do të zhvillohen në Itali dhe Gjermani”, shtoi ajo.

Për marrëveshjen ishte rënë dakord me qeverinë e mëparshme të Mario Draghit, por Giorgia Meloni dhe koalicioni i saj i tre partive të djathta janë gjithashtu të interesuar për marrëdhënie më të ngushta me Gjermaninë. Një forum vjetor synon të ndihmojë në fushën ekonomike, si dhe në çështjet industriale si sektori i automobilave, digjitalizimi dhe lëvizshmëria e gjelbër. Vëmendje e veçantë mund t’i kushtohet hidrogjenit të gjelbër, në të cilin Italia ka nisur tashmë projekte të shumta.


Top Channel

You may also like