Melisa vihet përballë provokimeve për Andin, ja si përgjigjet këngëtarja

by admin
Spread the love

Ish-konkurrentja e emisionit “Përputhen”, Melisa ka qenë në fokus sa i takon jetës së saj private. Edhe gjatë “Dance Albania”, u zbulua se shumë mesazhe për të kishin të bënin me jetën e saj. Pyetja që të gjithë kanë në mendje është: “A të ka shkruar ish i dashuri”?

Por si u përgjigj Melisa? “Nuk e di për kë e ke fjalën” – ishte përgjigjja mjaft e prerë e Melisës. Mesa duket ish-konkurrentja e Për’puthen po fokusohet tashmë vetëm tek karriera e saj.

Edhe pse prej muajsh i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, dy ish-konkurrentët e Për’puthen Andi Shehi dhe Melisa Lleshi, vijojnë të komentohen në rrjet.

Së fundmi Andi ishte i ftuar në një intervistë për “Shqipëria Live”, dhe pyetjet rreth Melisës sigurisht që nuk munguan.  Por me sa duket Andi e ka hedhur krejtësisht pas krahëve historinë me këngëtaren, dhe ka nisur një romancë të re…

You may also like