Melinda Gates: Zgjedhja për t’u ndarë nga ish-bashkëshorti Bill, ishte “momenti im më i rëndë”

by admin
Spread the love

Filantropistja amerikane, Melinda French Gates thotë se të kuptuarit se duhej të divorcohej nga Bill Gates pas 27 vitesh martesë dhe tre fëmijëve ishte “momenti më i rëndë” në jetën e saj.

Melinda ka thënë se të gjithë ballafaqohen me momente të rënda dhe se ajo “nuk është gjithmonë e lumtur”, duke shtuar se divorci nuk ishte diçka që ajo “mendonte ndonjëherë se do t’i ndodhte”.

“Sigurisht që nuk ishte ajo që mendoja ditën kur u martova. Por e kuptova vetë, më duhej të bëja një zgjedhje më të shëndetshme dhe kjo ishte vetëm një ditë shumë, shumë e trishtuar”, ka thënë Melinda.

Gates, 66 vjeç dhe French Gates, 57 vjeç, njoftuan ndarjen e tyre në maj të vitit 2021.

“Pasi u menduam gjatë dhe bëmë shumë punë me lidhjen tonë, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës sonë”, tha ish-çifti në një deklaratë të përbashkët në atë kohë.

Por, dyshja shumë e përfolur duket ta kenë gjetur rrugën e mirëkuptimit./revistawho.com

You may also like