Mehmeti: E kishim përgatitur ndryshe ndeshjen, vuajmë te pasimi i fundit

by admin
Spread the love

Pas ndeshjes ndaj Vllazniës, trajneri i Partizanit Dritan Mehmeti u ndal përpara mediave për të komentuar barazimin e arritur. Ai u ndal edhe te gjendja e ekipit dhe mënyrën se si e kishte përgatitur ndeshjen.

“Siç rrodhi ngjarja e ndeshjes, skuadra nuk i interpretoi mirë 25 minutat e pjesës së parë. Nuk u futëm me mentalitetin e duhur dhe mënyrën e duhur, e mbivlerësuam kundërshtarin në aspektin psikologjik.

Mendoj se me gabimet tona i dhamë iniciativën kundërshtari. Por mendoj se pas minutës së 25-të skuadra tregoi forcën e saj, por vuajmë shumë te pasimi i fundit dhe te mënyra se si shkojmë te 20 metrat e fundit të portës”.

NDESHJA- “Ishte përgatitur që do ta prisnim skuadrën në një të tretën e mesfushës, por zakonisht skuadra e Vllaznisë luan në një mënyrë tjetër, por sot bëri një ndryshim moduli dhe na krijoi pak vështirësi. Megjithatë, ndryshova gjithçka në pjesën e parë dhe arritëm të ishim dominues në vazhdim”.

NDRYSHIMET- “Pjesën e dytë i lëviza të gjitha mundësitë që kisha. Luajta me dy sulmues kryesorë, Miroslav dhe Skukën, plus edhe tre lojtarët që janë sulmues anësorë, Mala, Junior dhe Cara.

I bëmë të gjitha mundësitë, por skuadra duhet të jetë më e qetë në 20 metrat e fundit dhe duhet të jemi më alturistë dhe duhet të tregohemi më skuadër pasi prodhojmë shumë. Duhet të kemi më bashkëpunim për të vajtur te goli”.

PRITSHMËRITË- “Normalisht unë pres nga të gjithë sepse futbolli është lojë grupi dhe duhet të jemi skuadër. Në të tilla skuadra edhe lojtarë të veçantë duhet të marrin më shumë përsipër edhe të bëjnë diferencën sepse për këtë gjë kanë ardhur”. /oversport.tv

You may also like