Mehmeti: Duhet qetësi para portës, lojtarët i përgëzoj për paraqitjen

by admin
Spread the love

Partizani u ndal në një barazim pa gola kundër Vllaznisë dhe pas ndeshjes trajneri Dritan Mehmeti deklaroi: “Ka munguar shpeshherë goditja, edhe pse kemi shkuar në shumë situata në metrat e fundit. Presioni për të realizuar ka sjellë presion. Ajo është çështje personaliteti, që duhet të jesh i qetë në të tilla situata. Përgëzoj lojtarët për atë që dhanë sot, vinin nga një eliminim në gjysmëfinale kupe, nga një ndeshje e dobët me Skënderbeun dhe gjetën forca që të reagojnë në aspektin psikologjik”.

“Sa i përket Skukës, nuk është se e zgjidhëm vetëm me Skukën. Duke qenë ai kryesor, Mala dhe Junior janë anësorë dhe shpenzojnë energji për të mbyllur aksionet. Pastaj është qetësia e momentit që zgjidh shumë situata. Mendoj se skuadra sot bëri mirë, por duhet më shumë qetësi para portës. Murataj mund të ekzekutonte më mirë në pjesën e parë”, tha Mehmeti në emisionin “Gol pas Goli”.

“Mendoj se erdhëm për të fituar ndeshjen dhe ky barazim nuk është se na jep atë qetësinë. Megjithatë është shumë e rëndësishme që kundërshtari nuk realizoi dhe morëm 1 pikë. Barazimi mban shpresën gjallë. Problemi është te finalizimi, siç përmenda rastin e Muratajt, edhe mënyra si e interpretojnë në mënyrë individuale sulmuesit, duke pasur parasysh Skukën si i ri.

Presioni është gjithmonë se kanë veshur fanellën e Partizanit. Kemi pasur oshilacione në ndeshje të veçanta, por mendoj se kemi pësuar një rënie të madhe psikologjike sidomos nga eliminimi në Kupë”, u shpreh trajneri Mehmeti mes të tjerash. / oversport.tv

You may also like