Mehani nga “Haxhi Ibrahim Devolli”: Të lumtur dhe të gëzuar jemi mbledhur në këtë xhami të bekuar (VIDEO)

by admin
Spread the love

Hoxha Selatin Mehani nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli”, me rastin e Fitër Bajramit është shprehur se janë mbledhur me falënderim për të festuar.

“Sot të lumtur dhe të gëzuar jemi mbledhur në këtë xhami të bekuar, me falënderim për të festuar. Shprehja e gëzimit, haresë dhe lumturisë në ditët festive sidomos pas sfidës, durimit dhe suksesit, adhurimit dhe përkushtimit, nuk ka dyshim se është prej moralit të kësaj feje të ndritshme. Të lumtur dhe të gëzuar që me sukses plotësuam ditët e numëruara në të cilat madhëruam Allahun, duke i shprehur mirënjohjen e thellë”, tha ai.

Mehani tha se agjërimi ndihmon myslimanët të vlerësojnë bekimet që gëzojnë në jetën e tyre të përditshme.

“Në aspektin praktik, agjërimi ndihmon myslimanët të vlerësojnë bekimet që gëzojnë në jetën e tyre të përditshme. Agjëruesit ndjejnë dhe provojnë ndjenjën e urisë që të varfërit e vuajnë pjesën më të madhe të vitit”, u shpreh ai.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like