Megan Fox shtatzënë? S’dimë gjë, i dashuri vetë e tha!

by admin
Spread the love

Një fjali tha Machine Gun Kelly dhe rrjeti po zien nga lajmet se Megan Fox mund të jetë shtatzënë. Kelly doli në skenë në Las Vegas për të performuar “Tëin Flame” në “Billboard Music Awards” dhe në fillim tha:

“Unë e shkrova këtë këngë për gruan time”. Në gjysmë të performancës, ai vazhdoi me: “Kjo është për fëmijën tonë të palindur”, ndërsa dëgjohej rrahja e zemrës së një fëmije. Kaq ka mjaftuar që të gjithë të pyesin nëse aktorja është në pritje të ëmbël.

Në tapetin e kuq, çifti folën dhe për martesën duke u shprehur se nuk duan të zbulojnë shumë, por do jetë diçka jashtë parashikimeve.

“Nuk dua të them shumë. Do të jetë e çuditshme. Do të jetë krejtësisht jashtë parashikimeve.”, tha Kelly.

You may also like