Mediumi serb pyet fallxhoren se çfarë do të ndodhë me dialogun Kosovë-Serbi

by admin
Spread the love

Duket se serbëve nuk u pritet të dinë se si do të zgjidhet problemi mes Serbisë dhe Republikës së Kosovës. Mediumi “Espreso.rs”, është interesuar dhe ka pyetur një parashikuese të fatit se çfarë pritet të ndodhë me punën e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Fallxhorja Jovana Milekic ka thënë se në nivel global bashkëveprimi i Merkurit me shenjën e Virgjëreshës do të sjell shumë probleme në aspektin diplomatik, në mënyrë specifike në ato vende ku ka tension.

Përveç kësaj, Milekic ka thënë se bashkëveprimi i Marsit me Virgjëreshën do të jetë tepër i rrezikshëm, meqë një ndërveprim i tillë do të shkatërrojë gjithçka që është arritur, pra sipas saj, të gjitha marrëveshjet mund të bien në ujë.

“Kjo do të jetë mjaft problematike”, ka thënë ajo.

Tutje ajo ka folur specifikisht edhe për problemin në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Çështja e Kosovës, që është një problem i thellë, do të riaktualizohet në këtë periudhë, dhe sytë e botës do të fokusohen tek ne përsëri. Një gjë e mirë është që ne jemi në një situatë komplet tjetër të krahasuar me vitet e 90-ta”, ka thënë ajo.

“Gjeopolitikisht, ne nuk jemi në një pozitë të keqe, dhe kemi arritur një nivel të theksuar partneriteti. Askush s’na sheh më si një vend ndaj të cilit duhet ushtruar forcë, por si një partner të barabartë” ka shtuar tutje ajo duke përmendur për ndikimin që Jupiteri do të ketë tek Peshqit.

Lajme interesante

You may also like