Mediu takim me strukturat e PR-së në Fier: Vendi po kalon një nga momentet më të vështira që pas 1990

by admin
Spread the love

Kryetari i Partise Republikane zhvilloi një takim për zgjedhjet lokake me strukturat e PR në Fier. Ai deklaroi nga Fieri se vendi po kalon një nga momentet më të vështira të mbas viteve 1990.

Nevoja për një bashkim të së djathtës me një identitet të qartë bazaur në Besimi: Lirinë e të drejtat e qytetarëve, Familjen dhe Interesin kombëtar. Vlerësoj rolin e të përndjekurve politik.

Nevojën për të rikthyer shqiptarët dhe shpresën në Shqipëri, duke i dhënë të rinjve dhe profesionistëve mundësinë për të qeverisur vendin. Ai deklaroi se “Ne jetojmë në kushtet pothuajse më të vështirat në këto vite të pluralizmit politik.

“Shqipëria po kalon momente jashtëzakonisht problematike. Ne nuk kemi më Republikë Kushtetuese, nuk kemi Kushtetutë të qytetarëve, por kemi një dokument që qeveria e përdor sipas interesit të vet, dhe kur e bën këtë, do të thotë që qytetarët nuk kanë liritë dhe mundësitë për të bërë atë që është më e mira për familjen e tyre dhe për vendin e tyre.

Po ashtu, ekonomia shqiptare po rrënohet cdo ditë. Ky rrënim ekonomik nuk vjen për shkak të pamundësive të vendit tonë, të qyteteve tona, por vjen për shkak të krimit dhe korrupsionit, që ka arritur në nivelet më të larta të shtetit dhe në bashkëpunim me shtetin, duke krijuar kështu një moment jashtëzakonisht të vështirë që kërkon reagimin e të gjithëve.

Largimi nga Shqipëria i të rinjve dhe të rjave, largimi nga Shqipëria i njerëzve profesionistë, po krijon një situatë jashtëzakonisht të vështirë, e cila do të ketë kostot e veta të jashtëzakonshme për kohën që jetojmë, në planin afatgjatë, si në aspektin politik, aspektin familjar, aspektin social dhe aspektin ekonomik.

Po ndodh një fenomen i papranueshëm.

Shqipëria nga vendi i cili mbahej për moshën mesatare më të re, po kthehet në një vend i atrofizuar dhe i mplakur, ku së bashku me plakjen dhe atrofizimin e politikës, po ndodh dhe atrofizimi i shoqërisë, i cili për fatin e keq, krijon premisa tërësisht negative për atë që ne kemi ëndërruar dhe besuar të gjithë, që është Shqipëria europiane.

Opozita, e djathta të paktën, në radhë të parë të bashkohet tek identiteti i vet politik, i cili i ka falur liritë dhe të drejtat, të cilat janë të patjetërsueshme, dhe ne të gjithë bashke kemi krijuar qeverinë, për të respektuar këto liri dhe të drejta.

Nuk ka asnjë Zot mbi ne përvec Zotit të Madh, nuk ka asnjë lider që është mbi ne. Ne duhet të jemi njerëz që lirinë, mundësitë, oportunitetet, t`i kthejmë në vlera për veten tonë në radhë të parë, për familjet tona dhe për vendin tonë.

Kjo është e para, prandaj dhe e majta godet besimin, se duke goditur besimin, kërkon të krijojë një njeri, sic bënte komunizmi, per të qëndruar mbi ne, një ideologji për të qëndruar mbi Ne.

Ajo që është më e rëndësishme është familja, e cila përcakton jo vetëm identitetin tonë kombëtar, por dhe kohezionin tonë social. Prandaj është shumë e rëndësishme që ne ta kuptojmë këtë vlerë të jashtëzakonshme që është familja.

Të përndjekurit politikë kanë pasur dinjitet, kanë pasur moral, kanë luftuar kur asnjë tjetër nuk luftonte, kanë qenë mbështetësit kryesorë, bashkë me pronarët, të së djathtës shqiptare.

Është e turpshme dhe e pamoralshme që ne flasim, që do i kthejmë atyre moralin dhe vlerën, në një kohë që ata e kanë pasur kur të tjerët nuk e kishin, janë masakruar, janë pushkatuar.

Jemi para zgjedhjeve lokale. Cfarë duhet të bëjmë? Ka vetëm një rrugë për t`u përballur me Edi Ramën.

Një kandidat i vetëm i opozitës shqiptare. Detyra jonë është për të bashkuar shqiptarët për të rrëzuar pushtetin e Edi Ramës. Kurse detyra e dytë është që të hapim mundësitë për të rinjtë dhe të rejat për të qeverisur vendin. Ne e kemi provuar veten tonë. Ka ardhur koha që t`i japim shanse dhe mundësi shqiptarëve.” -tha ai.

You may also like