Mediu për Presidentin: Rama na e ka “futur” disa herë, mesa duket opozitës i ka pëlqyer

by admin
Spread the love

Zgjedhje e presidentit të vendit prej javësh është çështja kryesore e mediave dhe politikanëve. Kji ishte dhe tema që u diskutua mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo.

Në një lidhje me emisionin ‘Log.” kreu i PR-së, Fatmir Mediu, theksoi se në 3 raundet e para opozita vetë duhet të kishte propozuar një kandidat dhe ta kishte çuar atë për votim, duke shtuar se një gjë të tillë ka mundësi ta bëjë dhe në raundin e katërt.

I pyetur nga moderatori Xhafo se çfarë i ka interesuar mazhorancës në gjithë këtë proces duke i lënë “rrugë” për propozim opozitës në 3 raundet e para, Mediu tha se i interesoi përçarja, ndërsa me ironi shtoi se vetë opozita e ka lënë kryeministrin ta përdorë, dhe mesa duket kjo gjë u ka pëlqyer.

Pjesë nga biseda:

Mediu: Rama na e futi një herë, na e futi dy herë, na e futi tre herë, na e futi katër herë, po si duket na ka pëlqyer.

Xhafo: Shyqyr që ky është emision që ndiqet nga fëmijë të shoqëruar me prindër, por e futura në këtë rast ishte në kuptimin metaforik. Cila ishte loja e mazhorancës?

Mediu: Ramës i interesonte një opozitë të përçarë dhe ja arriti.

Minxhozi: Sapo deklaruar që opozita duhet të paraqesë kandidaturën e saj dhe në raundin e katër. Cila opozitë? Cili grup deputetësh, të cilës rrymë, stemë të paraqesë një kandidaturë, sepse ju e thatë vetë që ka përçarje?

Mediu: Opozita, dhe opozita janë të gjithë ata deputetë që kanë dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Nëse do të kishte mos kuptime, ishte që partitë e tjera të kërkonin mbështetjen e deputetëve të PD.

Xhafo: Por këta nuk miratuan as kandidaturën e Mirakajt?

Mediu: Ajo është njësoj si në kohën e partisë së punës, zoti Mirakaj 44 vite u internua për shkak të familjes. Unë nuk po them që të çojmë kandidaturë për ta votuar Rama, por të shohin shqiptarët që ne kemi një histori.

Xhafo: Po kush do ishte ai që do pranonte t’i digjej emri?

Mediu: Nëse opozita nuk gjen një emër, çfarë opozita është kjo?

Alibali: Ju dhe grupi tjetër zonja Doda dhe Idrizi mendoj se keni qenë të vetmit që kërkoni një president konsensual, a mundeni ju dy grupe parlamentare të bëni një propozim për kandidat>

Xhafo: Padyshim që ne duhet ta bëjmë këtë përpjekje, por unë mendoj se pavarësisht se nëse PS propozon dikë që ka një vlerë si President Republike, opozita duhet të mbajë qëndrim të qartë. Edhe nëse ka një gjë që vlen, unë jam kundër një pazari politik.

You may also like