Mediat serbe thonë se Vuçiq do ta dekorojë Komandantin e suspenduar Nenad Gjuriq – Shqip

by admin
Spread the love

Media serbe “Novosti” raporton se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do ta dekorojë Nenad Gjuriqin.

Gjuriq u suspendua të enjten nga Policia e Kosovës, për shkak se refuzoi ta zbatojë vendimin për targat.

Të premten, Gjuriq tha se e ka pranuar një mesazh mbështetës nga Vuçiq, raporton Kurir.

“Dua ta falënderoj secilin që më mbështet mua, familjen, kolegët e miqtë, shtetin tim Serbinë dhe presidentin Aleksandar Vuçiq. Kjo më jep forcë që ta duroj të gjithën”, ka thënë ai para mediave.

Kujtojmë se dje, Lista Serbe njoftoi se kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, ndërsa sot kryetarët e katër komunave me shumicë serbe dhanë dorëheqje.

You may also like