“Më vjen keq, po mua s’më pëlqen, Fifi dhe Semi i tregojnë Sabianit problemet që kanë me Ilirin

by admin
Spread the love

Gjatë emisionit të djeshëm të Big Brother Vip, Fifi dhe Iliri kanë pasur një debat për sa i përket deklaratave që Iliri kishte bërë pak kohë më parë.

Ai kishte pyetur se cilit grup i përket Fifi, ndërsa këngëtarja ka reaguar e revoltuar ndaj kësaj fraze, duke thënë se nuk është me asnjë grup.

Ndërkohë, pas mbarimit të emisionit Fifi është ulur me Sabianin dhe ka folur për situatën e krijuar.

Pjesë nga biseda:

Fifi: Me kë grup është Fifi u bë pyetja mbas një jave

Sabiani: Po është e njëjta javë

Fifi: Jo mo bush, nuk ka qenë ajo atë ditë

Sabiani: Ishte ai muhabeti i Donaldit, ti e di shumë mirë…

Fifi: Edhe ty të tha shko pyete Fifin, me kë grup është Fifi

Sabiani: Po është e drejta e tij të thojë ca të dojë

Fifi: A nuk është e drejta ime të ndalem edhe ta shoh prej një këndvështrimi tjetër.

Ata kanë vazhduar bisedën, ndërsa iu është bashkuar edhe Semi. Sabiani ka thënë se Iliri nuk është djalë i keq, por Semi ka deklaruar se nuk e pëlqen aspak atë.

“Më vjen shumë keq, por mua s’më pëlqen Iliri”, ka thënë Semi.

Megjithatë vajzat kanë thënë se Iliri nuk është njeri i keq, por nuk u pëlqen mënyra se si luan dhe çfarë thotë në shtëpi.


You may also like