Më shumë se 5,000 fluturime ‘fantazëm’ kanë lëvizur pa pasagjerë mbi Britani prej vitit 2019 – statistikat (fotot)

by admin
Spread the love

Në një investigim ekskluziv të së përditshmes britanike TheGuardian thuhej sot se më shumë 5,000 avionë pasagjerësh krejt të zbrazur kanë fluturuar nga ose drejt aeroporteve të vendit prej vitit 2019.

Nuk duhet arsyeja e vërtetë e këtyre fluturimeve “fantazëm”, por të dhënat e aviacionit civil tregonin se mijëra fluturime të tjera kanë operuar me më pak se 10 përqind të kapacitetit megjithë alarmin e qeverisë për ‘kursime energjitike’ apo ‘mbrojtje të ambjentit’ e reduktim të emetimeve.

Në një prej rasteve të denoncuara në statistika, 62 avionë të zbrazët ishin ngritur nga aeroporti i Luton në Londër drejt Polonisë, ndërsa në një tjetër, nga Heathrow në Londër 663 avionë thuajse të zbrazur ishin ngritur drejt SHBA.

Është e paqartë arsyeja e fluturimeve fantazëm dhe arsyeja e tyre njihet vetëm nga linjat ajrore por të dhënat nuk publikohen ose jepen justifikime si “fluturime riatdhesimi apo ripozicionimi të avionëve”.

Presioni është rritur nga grupet aktiviste për publikimin e të dhënave të fluturimeve, dhe veçanërisht e përditshmja Guardian shkruan se si rezultat i kërkesave të saj në Britani do të jepet një raport publik tremujor i tyre.

“Publikimi i të dhënave është një hap në drejtimin e duhur, drejt transparencës se çfarë janë këto praktika ndotëse e inefiçente, dhe përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi”, tha Tim Johnson i Shoqatës së Aviacionit e Mjedisit.

“Duke parë emergjencën klimatike, përse kaq avionë të zbrazët djegin karburant dhe akumulojnë CO2 në atmosferë.”

Alethea Warrington, e grupit ambjentalist Possible, tha: “Këto të dhëna shokuese e të pashpjegueshme tregojnë se industrisë së aviacionit nuk i zihet besë, për emetimet në atmosferë apo mbrojtjen e klimës.”

Linjat ajrore thonë se kryejnë fluturime boshe për të ruajtur vendet e biletave të shitura.


Top Channel

You may also like