“Më shumë pi cigare”, Getinjo komenton rritjen e çmimit të derivateve

by admin
Spread the love

Getinjo është njëri ndër reperët që shpesh komentohet edhe për reagimet e tij qesharake që i bën në rrjete sociale.

Ai shumë shpesh ka komentuar edhe rritjen e çmimeve në Kosovë.

Së fundi reperi ishte i ftuar në një nga kronikat e emisionit “Prive”.

Ai i është përgjigjur 50 pyetjeve që lidhen me jetën e tij personale dhe profesionale, duke treguar edhe detaje që publiku nuk i ka ditur më parë.

Getinjo nuk i shpëtoi pyetjes për rritjen e çmimeve të derivateve, se nëse ka ndikuar apo jo kjo në jetën e tij.

Përgjigjja e tij ishte befasuese, ku edhe u shpreh se nuk e ka vërejtur çmimin në rritje të naftës, ani pse bën një jetë mes Kosovës dhe Gjermanisë.

“Nuk e marr vesh rritjen e çmimeve, pasi unë cigare blej më shumë se sa që i qes naftë veturës”, ka thënë Getinjo.


You may also like