Më shumë mërzi për Xavi Hernandez, Pedri mbyll sezonin prej dëmtimit

by admin
Spread the love

Eliminimi nga Europa League ishte një arsye për t’u mërzitur te Barcelona, ndërkohë që mërzinë e shton edhe më shumë dëmtimi i talentit Pedri.

Mesfushori ka pësuar një dëmtim muskulor dhe kjo është konfirmuar nga kontrollet mjekësore që lojtari i katalanasve ka zhvilluar sot.

Pedri kështu nuk mund të jetë i gatshëm për trajnerin Xavi Hernandez në pjesën e mbetur të këtij sezoni futbollistik dhe pa asnjë dyshim kjo është një mungesë e madhe. / oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Twitter

You may also like