Zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme kontrolluese për zbulimin dhe sanksionimin e personave që drejtojnë automjete me defekte teknike, dje (12.01.2022) kanë zbuluar dhe sanksionuar katër automjete me defekte teknike (TE-2 dhe GV-2), të cilat kryejnë transport publik. Ato janë përjashtuar menjëherë nga qarkullimi deri në eliminimin e defekteve të konstatuara. Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresa adekuate dhe do të gjobiten në shumë prej 400 euro në kundërvlerë në denarë.