“Më pëlqyet që në fillim, por s’po e mbani mirë topin”/ Ndeshja me Moldavinë, Kryeministri Rama takim me lojtarët dhe stafin e Kombëtares

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama ka takuar futbollistët e kombëtares para ndeshjes shumë të rëndësishme kundër Moldavisë të premten ku kuqezinjve u duhet një pikë të siguruar kualifikimin në Europian. Ai u ka thënë kuqezinjve se deri më tani e kanë nderuar fanellën dhe se e kanë ngritur nivelin shumë lart.

“Të them të drejtën, që kur ju kam parë juve në fillim, i thashë që mbaje mend që kjo punë ka për të shkuar mirë, sepse këta luajnë futboll. E them këtë në kuptimin që mbajmë topin. Kemi bërë edhe disa fitore më parë, por top nuk kemi mbajtur me thënë të drejtën. Tani jeni përzier mirë, disa me eksperiencë, disa të rinj, kështu që unë erdha vetëm që t’ju shoh, t’ju uroj sukses. Unë shpresoj shumë të shkojë mirë. Detyrat e juaja ju i dini vetë, nuk ka nevojë t’ua tregoj unë e t’ju flas unë. Ju e keni nderuar këtë fanellë deri tani, e keni rrit shumë stekën dhe pritshmëritë”, u shpreh Edi Rama.

Më pas fjalën e mori Presidenti Duka, i cili i bëri thirrje skuadrës që ta shohë duelin me Moldavinë si finale dhe të mos bëjë llogari për të marrë një pikë.  “Asnjë nga ne nuk mund të mendojë që kjo ka mbaruar, por përkundrazi, sa më lart të shkosh aq më e vështirë është. Moldavia është ekip shumë i fortë, nuk ka humbur asnjë ndeshje në shtëpi. Por NE, JU, jeni akoma më të fortë, por duhet të keni përqendrimin maksimal. Nuk duhet të shkojmë në Moldavi në asnjë mënyrë për të menduar që na duhet një pikë ose për të bërë llogari, por duhet të shkojmë si në të gjitha ndeshjet e tjera.

Jeni vërtetë më të mire, por atë duhet ta tregoni në fushë. Nuk dua të zgjatem shumë. Dua ta falënderoj edhe një herë kryeministrin që është sot me ne. Duhet të përqendrohemi te Moldavia. Asnjëherë mos mendoni se kemi dy ndeshje. Misteri thotë që kemi dy finale, ju mendoni për një finale: Moldavia”, tha Duka, duke uruar që Kombëtarja të kthehet me fitore nga Moldavia.

The post “Më pëlqyet që në fillim, por s’po e mbani mirë topin”/ Ndeshja me Moldavinë, Kryeministri Rama takim me lojtarët dhe stafin e Kombëtares appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

You may also like