Më në fund paqe mes Fifit dhe Semit

by admin
Spread the love

Marrëdhënia mes Semit dhe Fifit në “Big Brother VIP” ka qenë shumë e diskutuar.

Sherri i tyre pak javë më parë u bë shkak i shumë konflikteve të tjera. Gjithçka e ka zanafillën jashtë shtëpisë, pasi Fifi ka zbuluar këtë javë që me Semin ka bashkëpunuar në “Kënga Magjike”, por pas spektaklit raporti i tyre nuk mori për mirë.

Kjo temë u prek mbrëmjen e sotme gjatë spektaklit dhe vajzat zbuluan se më në fund do të bëjnë paqe. Semi e falenderoi Fifin dhe deklaroi se në vijim do e tregojë me vepra mirënjohjen ndaj saj.

Nga ana tjetër Fifi pranoi se është nxituar shumë dhe se këto ditë nuk ka qenë vetvetja. Ajo tregoi se është pozitive dhe nuk do që energjia negative mes tyre të vijojë./revistawho.com

You may also like