“Më mungon babai, më ka bërë ky që jam sot”, Meridian Ramcaj flet për të atin e ndjerë

by admin
Spread the love

Meridian Ramcaj është bërë një personazh shumë i njohur falë pjesëmarrjes së tij në reality show-n shqiptar, Big Brother Albania. Së fundmi, ai ishte i ftuar në emisionin “Jeto me Orën” me moderatoren Ana Kallaku në Ora News. Në këtë intervistë, ai foli për të atin e ndjerë, për të cilin tha se i mungon shumë.

Ish-konkurrenti i Big Brother tregoi se i mungojnë mesazhet e tij të përditshme, ndërsa u shpreh se falë babait të tij, ai është ky person që është sot. “Të gjithëve besoj na mungojnë njerëzit e dashur, njerëzit e zemrës. Unë gjithë jetën kam pasur një udhërrëfyes që është im atë. Ai ka dy vite që mungon, dhe më mungon shumë.

Është nga njerëzit që më ka bërë ky që jam sot. Nëse ka një njeri që frymoj unë për të sot është krenaria që im atë më ka lënë. Ishin ato mesazhe që ai më jepte mëngjes për mëngjes kur dilte nga shtëpia. Më thoshte do të të duhen një ditë, dëgjoi merri, mbaji aty ti kesh”- tregoi Meridiani.

I pyetur se kujt do t’i dërgonte një kartolinë këtë fundvit, ai tha se do t’ia dërgonte të atit “Do t’i dërgoja tim ati një tatuazh që unë e kam bërë “Unë jam sepse ishe ti’”- u shpreh Meridian Ramcaj i prekur në emisionin “Jeto me Orën” në Ora News.

You may also like