Më mori në dhomë të rrëfimit dhe më tha…

by admin
Spread the love

Aktori i njohur i humorit, Tan Brahimi la shtëpinë e Big Brother VIP të shtunën e kaluar me vullnet të lirë. Ai deklaroi se nuk ndihej aspak rehat brenda shtëpisë, për shkak se të gjithë banorët e kishin mendjen te loja dhe debatet e shumta. E menjëherë pas daljes nga shtëpia, Tani duket se i është rikthyer normalitetit dhe TikTok-ut, ku i është përgjigjur edhe pyetjeve nga fansat e tij.

Një prej tyre e pyeti se çfarë ka folur me Luizin brenda dhomës së rrëfimit, teksa Tani ka deklaruar: “Kur filloi me qarë Valbona u ndjeva shumë keq sepse isha midis dy njerëzve që i doja më shumë aty brenda. Ishte Luizi dhe Bona, Bona më kishte mbështetur, më ka bërë ushqimin, hekurosur rrobat.

E duke u ndjerë në mes të kësaj gjëje, meqenëse nuk kisha synime në lojë, meqenëse mu prish atmosfera hyra te dhoma e rrëfimit dhe thashë dua të dal. Do dilja por do e mbaja për brenda se pse dola. Erdhi një moment dhe më ngacmon Luizi si shok.

Më tha se dua me të nominuar, i thashë mos e bëj se kam kërkuar që të dal vetë. Më tha hajde e të tregoj diçka te dhoma e rrëfimit se vetëm aty mund flisje në privat, aty ka kamera por nuk shfaqen live. E më tha a e di se pse e bëra këtë me Bonën, e bëra për t’i humbur vëmendjen Bledit se ishte në nominim me Kiarën.

Ishte thjesht një gjë që të shpërndaheshin videot e Bonës duke qarë se të Bledit duke mbajtur ligjërata. E kur dolëm nga dhoma e rrëfimit kemi qeshur dhe kam thënë ‘kë do bëjmë me qarë?”’, zbulon Tan Brahimi.

You may also like