Më mirë një qorre se…

by admin
Spread the love

Rudina Dembacaj është një nga aktoret më të njohura në Shqipëri. Përtej profesionit të saj, ajo është edhe një personazh tejet i thjeshtë dhe pëlqehet gjerësisht nga publiku shqiptar për tipin e saj pa komplekse dhe që i thotë gjërat ashtu siç i vijnë, pa u menduar.

Aktorja, prej më shumë se dy vitesh ka zyrtarizuar marrëdhënien e saj me ish-deputetin e Parlamentit Shqiptar, Mark Frroku. Ajo nuk resht së shfaquri dashurinë për partnerin e saj, kryesisht në rrjete sociale, ku herë pas here poston edhe foto e video mjaft të këndshme me Markun.

E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, kur Rudina ka publikuar disa foto ku shihet teksa ka mbështetur kokën në kraharorin e Markut, por që vëmendjen e fotove e ka marrë pikërisht përshkrimi që aktorja ka vendosur. “Më mirë një qorre se 10 dashnore, dihet!” – shkruan Rudina Dembacaj, një batutë që ka ngjallur edhe reagime.

Kujtojmë që Rudina ka qenë e martuar më parë me Aleksandrin, një mekanik nga Tirana me të cilin ka edhe një vajzë. Para disa javësh, aktorja rrëfeu edhe momentin kur i kishte treguar familjes për Markun, teksa për disa kohë, e ëma nuk i kishte folur me gojë.

You may also like