Me mbështetjen e Gjermanisë, Kosova nis një projekt kundër pastrimit të parave

by admin
Spread the love

Me mbështetjen e ofruar nga Gjermania, Kosova ka nisur një projekt për ta luftuar pastrimin e parave në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohte, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Tëitter, njofton Shqip.

“Lufta kundër pastrimit të parave. Sot nisëm një projekt Gjermani – Kosovë të udhëhequr nga IRZ gjermane për të mbështetur Kosovën në ngritjen e kapaciteteve në këtë fushë të rëndësishme. Shumë falënderime shkojnë për kryeministrin Albin Kurti i cili takoi delegacionin e IRZ-së të udhëhequr nga Drejtori Menaxhues Dr Bachler”.

Kujtojmë se Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ) u krijua në 1992 me iniciativën e Ministrisë Federale të Drejtësisë (BMJ) si një shoqatë jofitimprurëse e regjistruar me seli në Bon.

Themelimit i kanë paraprirë kërkesa, me të cilat vendet e atëhershme në tranzicion të Evropës Qendrore, Lindore dhe pjesërisht edhe Juglindore i kërkuan BMJ-së mbështetje në reformat e ardhshme.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

klankosova.tv

You may also like