Me lëmoshë të vogël qeveria po mendon se mund të zgjidhen problemet e mëdha ekonomike

by admin
Spread the love

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës Blerand Stavileci, ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për ndarjen e 100 eurove për thuajse të gjitha kategoritë e shoqërisë në Kosovë.

Stavileci tha se ngritja e inflacionit në 10 për qind do t’i godasë edhe më shumë qytetarët.

Ai theksoi se ekzekutivi po mendon se me lëmoshë të vogël, zgjidhen problemet e mëdha.

“Shtrenjtimi i madh i rrymës, ngritja e paparë e çmimeve për prodhimet elementare dhe tani kjo normë dyshifrore rekorde e inflacionit do ta godasë edhe më ashpër mirëqenien e qytetarëve të vendit tonë”.

“Ndërkaq, qeveritarët edhe ashtu në deflacion vizioni e idesh për t’i tejkaluar sfidat e sotme, me lëmosha të vogla e të çastit po mendojnë se mund të zgjidhen problemet e mëdha ekonomike”.

You may also like