Më lejuat të shoh çfarë bëhet për të ardhmen, në një vend ku e shkuara mund ta kishte vrarë

by admin
Spread the love

Nga Bill Clinton

Jam pa fjalë dhe nëse do të kisha gjykim të mirë nuk do të thoja asgjë. Jam vërtetë pa fjalë. Kryeministër, ministra e zyrtarë të tjerë, i gjithë populli shqiptar që është pjesë, dua t’ju falenderoj për një moment që do ta ruaj si thesar gjithë jetën time. Ka më shumë se 10 vjet që kur bashkëshortja ime erdhi këtu si sekretare e shtetit. Gjithmonë e pyesja si po ndihej sepse gjithmonë doja të vija.

Ndjej se edhe pse jam një qytetar privat pa asnjë pushtet publik mund të flas për këtë çështje në emër të popullit amerikan. Lidhur me këtë, për partitë tona politike, dallimet filozofike, kundërshtive fetare, pavarësisht, ne jemi të angazhuar për lirinë, forcën dhe integritetin e Shqipërisë. Jam shumë mirënjohës për atë që kryeministri tha për Kosovën. Unë dhe Hilary jetojnë në New York që është vendi me më shumë shqiptar në Amerikë, nuke ci rrugës pa i parë.

Para se të largohesha po ecja dhe kalova para tre restoranteve të shkëlqyera shqiptare dhe njerëzit më tregonin për axhendën këtu. Dua të them faleminderit kryeministrin për fjalët e tij për politikën time dhe qasjen e rrugës së tretë që Tony dhe unë u përpoqëm ta ndiqnim. Jam shumë i nderuar që edhe dhëndri im është këtu me mua sot. Gjëa e fundit që ndodhi para se të vinte këtu ishte që Chelsea na nxorri tre fëmijët e tyre në telefon dhe na kujtoi qëllimin e gjithë kësaj. Kur dëgjoj kaq shumë nga këto gjëra që thuhen sot në mbarë botën. Që kanë synim të na përçajnë, të na bëjnë të kemi frikë nga njëri-tjetri, një trajtim i padrejtë.

Kur e pashë të ndodhte në Kosovë e në Bosnje ato vite më parë kur isha president, e pashë të ndodhte si djalë i ri në vendlindjen time. Për fëmijët që u mohohej e drejta për të shkaur në shkollë për shkak të rracës së tyre. Kurrë nuk ka pasur lidhje me të vërtetën por është bërë për të fituar pushtet, dominim dhe kontroll pa asnjë llogaridhënje nga ata njerëz që shtyjnë kufijtë duke menduar se janë krijuar të epërm nga Zoti. Pë rata prej jush që shërbejnë në qeveri, për rninë e jashtëzakonshme, për praninë e grave në Qeveri, për të rinjtë mbreslënës që folën të cilët mbajnë emrin tim, u kërkoj të mos shkurajoheni sepse këto probleme i kanë rrënjët te një impuls që është më i vjetër se shtetet kombe, më i lashtë se edhe besimet fetare.

Ka patur gjithmonë një frikë se në momentin që do të shkojmë përtej llojit tonë, diçka e keqe mund të ndodhë. Shihni këta fëmijë, gëzimi më i madh në jetë ndodh kur ne hapemi ndaj mundësisë që çdo person mund të marrë. Edhe një herë, e kam të vështirë të flas. Mësimi thelbësor i jetës sime në politike nuk janë ato që mësova në universitet apo në valën e zgjedhjeve apo në sallonet e diskutimeve të qeverisë por i kam mësuar kur isha një djalë i vogël që rritesha duke parë njerëzit të jetonin jetën e tyre. Fjala dhe nderi kishte një vlerë konstante për këdo. Mendoj se është e rëndësishme që të pranojmë se dallimet tona kanë rëndësi sepse askush nuk ka të drejtë gjithmonë. Duhet të jemi të lirë, të dëgjojmë njëri-tjetrin. Duhet të mos harrojmë se e vetmja mënyrë që të gjithë të kenë zërin e tyre është të themi fort dhe qartë se të qënit njerëz vlen më shumë.

I kam parë këto 30 vitet e fundit në Shqipëri, i mrekulluar sepse kur isha i ri në universitet dhe studioja luftën e ftohte dhe botën komuniste dhe shihja Shqipërinë në hartë si një vend i mbyllur e mister. Kur isha 18 vjeç i thoja vetes, a do të shkoj ndonjëherë aty? Kurrë nuk ma merrte mendja se do të vija si president, isha thjeshtë një njeri që vija nga një rrugë e gjatë që doja të dija historinë e këtij vendi të mbyllur nga bota. Mendoj që më keni dhënë një dhuratë mjaft të madhe thjeshtë duke iu thënë përshëndetje e duke më lënë t’ju shoh. Kam jetuar rreth njerëzve që janë përpjekur të ngrenë mure dhe tani kjo kënga që këndohet në mbarë botën për rëndësinë e ndasive mund ta dëgjoj e ta ndjeje e ta shoh edhe kur s’është më. Kjo është më e shkuar në Shqipëri sesa në çdo vend ku kam qenë. Jeni shpërblyer për këtë dhe do të shpërbleheni. Ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani në Kosovë, nuk do doja të ndodhte më. Nuk është më vendimi imp or kosovarët i krijuan ato 4 qyteza në të mirë të serbëve për t’u dhënë 4 bashkiakë më tepër dhe mendoj se tani kanë bërë një gabim.2

Është me e lehtë që shqiptarët të përfitojnë nga momenti për të paraqitur argumentin e tyre por duhet ndalur kjo marrëzi. Çfarë çështe e madhe politike mund të avancohet duke patur njerëz që jetojnë aty. Qytetarët kanë nevojë të thuhet që i’u duhet të votoni. Sapo erdha nga Mbretëria e Bashkuar duke kremtuar 25 vjetorin e të premtes së zezë, ata kanë një problem të madh. Kur nisën në Irlandën e Veriut kishin më shumë protestantë irlandezë që donin të mbeteshin pjese e Mbretërisë së Bashkuar. Ama ishin të gatshëm t’i jepnin zë edhe kundërshtarëve katolikë irlandezë. U krijua mundësia për një forum që njerëzit të gjenin një mënyrë për të ndarë të ardhmen.

Shumë larg nga çdo laborator modern shkencor ku modelohet sjellja përçarëse që po nxit botën sot, kryesisht sepse shumë vende drejtohen nga njerëz që duan përçarje. Unë shpresoj që Shqipëria t’i tregojë botës si ndërtohet një e ardhme gjithëpërfshirëse. Doja që bota të shikonte një video të këtyre fëmijëve. Ju e merni për të mirëqënë por shumë vende do të ishte e çuditshme. Nuk dua të nënvlerësoni fuqinë e shembullit tuaj. Dikur unë një student shkolle që nuk dinte asgjë për Shqipërinë për shkak të një muri, m’u desh të pyesja të shqiptoj emrin e njeriut që drejtonte këtë vend. Tani këtu ndihesh pak më i madh, më inteligjent, më i gatshëm për të qendruar. E dimë që keni ende probleme ekonomike, jeni njerëz, nuk jeni të përsosur por mund të jeni në anën e duhur të historisë.

Sot, ju më dhatë një dhuratë të madhe. Më të madhe madje, edhe se sa medalja. Më lejuat të shoh çfarë bëhet për të ardhmen, në një vend ku e shkuara mund ta kishte vrarë.

  • Pjesë nga fjala e Bill Clinton mbajtur dje në Tiranë

You may also like