Me kë do martoheshe nga këta të pestë? Përgjigjja flet shumë për ty

by admin
Spread the love

Të gjithë i adhurojnë personazhet e njohur dhe me siguri njëri prej tyre është i preferuari juaj. Ky ‘quizz’ mund t’ju zbulojë shumë për karakterin tuaj dhe atë çfarë ju pëlqeni vetëm duke zgjedhur të preferuarin tuaj.

  1. Hugh Jackman

Ju pëlqeni meshkujt të cilët ju mbrojnë në situata të rrezikshme dhe ju bëjnë të ndiheni mirë kur jeni e mërzitur. Ju keni një botë të brendshme shumë dinamike, ndaj nuk mund të qëndroni me një person të qetë sepse do të mërziteshit shumë shpejt.

  1. Brad Pitt

Ju keni dëshirë të merrni më të mirën nga jeta juaj. ‘Class-i’ dhe statusi që ju keni është shumë i rëndësishëm për ju. Ju jeni person që keni çdo faktor për të qenë një yll i vërtetë.

  1. Christian Bale

Ju pëlqeni meshkujt të cilët janë misteriozë. Mund të dukeni njerëz shumë të tërhequr, të qetë, por në të vërtetë jeni një tip aventurier që ka dëshirë të eksperimentojë me gjëra të reja.

  1. Dwayne “The Rock” Johnson

Ju jeni një person që e bazoni lidhjen tuaj në besim të fortë dhe pëlqeni gjithashtu qëndrueshmërinë.

  1. Denzel Washington

Ju pëlqeni meshkujt që punojnë shumë dhe janë të këndshëm me ju. Paratë dhe fama nuk janë gjërat qe ju duhen me patjetër për të qenë të lumtur. Ajo çfarë ndjeni është më kryesorja për ju.

  1. Brad Paisley

Ju pëlqeni meshkujt që kanë një anë të tyre artistike. Dëshironi të ndiheni rehat krah të dashurit tuaj pranë një zjarri të ngrohtë, duke kënduar këngë, duke pirë çokollatë të nxehtë dhe duke folur gjithë natën së bashku.

  1. Pierce Brosnan

Ju pëlqeni meshkujt të cilët janë të ekuilibruar dhe mund të marrin përsipër vendime të vështira. Që një mashkull t’ju impresionojë duhet të jetë inteligjent dhe t’ju respektojë./revistawho.com

You may also like