“Më ka thyer hundën”, banorja e Big Brother VIP flet për ish-partnerin e saj

by admin
Spread the love

Kanë kaluar disa ditë së bashku dhe duket se banorët e “Big Brother Vip Kosova” janë afruar më shumë me njëri-tjetrin dhe kanë nisur të bëjnë edhe biseda personale.

Së fundmi, ka qenë modelja Gresa Hoti ajo e cila ka rrëfyer diçka personale nga jeta e saj. Në një bisedë me Ana Kabashin, Gresa tregoi një moment të vështirë të jetës së saj me ish-partnerin. Ajo u shpreh se ish  dashuri i saj e vinte kundër familjes së tij.

“Më vinte kundër nënës së vet, komplet kundër. Kam shkuar në Siçili edhe disa herë më thoshte “e kam harru kuletën”. Kur i harxhova lekët më tha që unë do të rri atje. Më vinte kundër nënës së vet, kundër motrës së vet. Babai i tij kur ka qenë ky i vogël më tregonte që u fshihej në krevat se e rrihet nënën e vet për flokë”- rrëfeu Hoti.

Ajo po ashtu zbuloi se ish i dashuri i saj e kishte mbyllur në dhomë, mdaje ka pasur edhe raste dhune. “S’kam guxuar kurrë të dal me shoqe, 24 orë vetëm me atë. Nëna e tij më tha që ti bëj gati gjërat që të më çojë në aeroport. Por, ai më mbylli në dhomë. Ai ia nisi të qajë dhe e theu të gjithë dhomën. Psikopat. Nuk ka qenë i keq kshtu”, tha ajo. Në një moment, modelja tregon edhe se ai e kishte goditur në fytyrë dhe i kishte thyer hundën.

You may also like