‘Më irriton’: Syla komenton ashpër përdhosjen e flamurit nga ‘Mulla Mercedesi’

by admin
Spread the love

Gazetari dhe analisti, Valon Syla, në një deklaratë për Nacionale, është shprehur i irrituar dhe i ofenduar nga qëndrimet e hoxhës, Mazllam Mazllami të cilit iu publikua video duke përdhosur flamurin kombëtar dhe duke folur fjalë të rënda për dëshmorët.

Syla kundërshtoi reagimin e hoxhës, duke thënë se nuk është hera e parë që hoxhollarët sulmojnë identitin shqiptar dhe se që mbajën ligjerata kundër flamurit kombëtar.

Ai ka thënë se nëse një gjuhë e tillë kundër falmuarit do të bëhej në vendet tjera evropiane si Amerikë apo Norvegji nuk do të guxonte ta bënte hoxha.

“Hoxha dhe Feja islame e sulmon çdo identitet tjeter përveç islamit… këtë që po e shohim me Mazllumin duke mbajtur ligjërata kundër flamurit dhr identitetit shqiptar, po ashtu nuk është hera e parë që hoxhallarët e sulmojnë identitetin shqiptar… kombin, ose historinë shqiptare, apo traditat si kanuni etj. Po të ishte ky hoxhë në Amerikë, ose në Norvegji, nuk do te guxonte ta bënte sepse do të futej në burg, sepse përdhosja e flamurit eshte kategori kushtetuese për këto vende.” – ka thënë fillimisht Syla.

Më tej, Syla ka pyetur se çka i pengon fesë Islame të qënurit shqiptar dhe se sipas tij, lira e shprehjes po tregon se “kush eshtë kush në këtë shoqëri, në momentin si ta hapin gojën.”.

“Por pyetja vjen pse një prift ose pastor kurrë nuk e kemi dëgjuar duke e luftuar kështu identitetin shqiptar. Çka po i pengojka islamit, me qenë shqiptar? Pra, edhe kjo futet te liria e shprehjes. Dhe sa mirë që me këtë liri e marrim vesh kush eshtë kush në këtë shoqëri, në momebtin si ta hapin gojën.” – ka thënë ai.

Syla ka thënë se hoxha nuk do të sulmohet njëjtë siç i ndodhi atij që kundërshtoi disa hoxhollarë.

Ai është shprehur i irrituar dhe ofenduar nga mesazhi i hoxhës.

“Edhe pse anti-shqiptar… nuk besoj se del edhe e sulmon natën dikush, siç ndodhi me mu. Sidoqoftë, deklarata të tilla i bëjnë dëm edhe islamit sepse i largon shqiptarët me këtë gjuhë të urrejtjes… por njëkohësisht shpalos edhe mohimin e islamit ndaj shqiptarisë. Unë jam shqiptar dhe kosovarë. Me këtë video kundër flamurit përpos që më irriton, ndihem i ofenduar dhe kështu jo vetëm unë, por të gjithë shqiptarët, e kosovarët kudo. Çfarë mesazhi për ramazan jep hoxha… urrejtje ndaj shqiptarisë duke e sharë flamurin.” – ka thënë Syla.

Çka tha hoxha?
Hoxhës Mazllam Mazllami iu publikua një video në Tik-Tok ku fliset me fjalë të rënda për flamurin dhe për dëshmorët.

“Kjo është harrën, leckë, bezë,” – thotë Mazllami derisa kap flamurin kombëtar shqiptar me duar.

“Na nuk adhurojmë shqiponja, nuk adhurojmë zogj!” – dëgjohet derisa shton ai.

Mazllami po ashtu shprehet se edhe po të mos vendosej flamuri kuq-e-zi për 28 nëntor “nuk do të bëhej kijameti”.

Në këtë video, ai ka komente edhe për dëshmorët duke folur në mënyrë mjaft të rëndë.

“Shehid nuk bihet qysh po thotë dikushi… plot shehida jemi ba. U mushë Kosova dëshmorë.” – nis komentin e tij Mazllami.

“E lus Allahun që këta që na kanë ra dëshmorë ishalla janë dëshmorë të Allahut. Se na që i shkrujmë dëshmorë e ju vëmë pllakata, pas pesëdhjetë vjete krejt jau thejmë ato.” – vazhdon ai.

Ndërkohë, ai reagoi për këtë video duke thënë se ajo që dëgjohet në Tik-Tok nuk tregon qëndrimin e plotë të tij./Botapress.info/

You may also like