“Më ik petlla sa herë e dëgjoj”, Ilir Shaqiri emocionohet nga kënga e vajzës së tij

by admin
Spread the love

Ilir Shaqiri dhe vajza e tij Emily dhuruan një performancë  magjike  dhe emocionuese në skenën e “Dance Albania” në Tv Klan.

Teksa Emily këndoi këngën e saj  “Va tutto bene”, një dedikim për  të atin, ky i fundit e shoqëroi me kërcim. Në fund të tij, babë e bijë e mbyllën me hapat e tyre së bashku dhe një përqafim, ndërsa Iliri shprehu edhe emocionet e forta.

Ilir Shaqiri: Jam gjallë. Jam shtrydhur nga emocionet sepse atë që doja, e përjetova. Faleminderit të gjithëve.

Alketa Vejsiu: Këtë këngë e ke shkruar për babanë tënd, apo jo?

Ilir Shaqiri: Po, e ka shkruar kur isha brenda shtëpisë. Është një këngë që sa herë e dëgjoj, mua më ikën petlla. Më ikën truri skiç, e përjetoj çdo herë që e dëgjoj në të njëjtën mënyrë, në të njëjtën frekuencë dhe më godet vetëm në zemër”, u shpreh Iliri.

You may also like