Më e gjata ka zgjatur tre vite

by admin
Spread the love

Kejvina Kthjella është një nga banoret e shtëpisë së Big Brother VIP Albania 2. Së fundmi, në një bisedë me disa prej banorëve të tjerë, ajo ka rrëfyer rreth marrëdhënieve të saj. Modelja tregoi se lidhja më e gjatë që ka pasur ka zgjatur 3 vite, ndërsa rrëfeu se ka pasur dy lidhje që kanë rezistuar.

“Nuk kam pasur drama. Lidhja më e gjatë ka qenë 3 vjet. E para dhe e fundit. Bëj shaka, thjesht mbaroi. Jam 27 vjeçe. Kam pasur dy lidhje të gjata që kanë rezistuar” – tha ndër të tjera Kejvina Kthjella në shtëpinë e Big Brother VIP.

Modelja është një prej banoreve më të përfolura për momentin në rrjete sociale, teksa ka marrë shumë komente negative për shkak të një historie të treguar disa ditë më parë. Kejvina rrëfeu se pak kohë më parë ka shkaktuar një aksident dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Unë kam ikur nga vendi i aksidentit njëherë, mund të isha në kërkim. Më ka ndonjë adrenalinë ndonjëherë, më vjen nga hiçi dhe marr kot. Sikur kam pirë diçka. Isha në makinë me dy shoqet e mia, kot, duke i dhënë makinës shpejt. Kot, nuk kisha asnjë punë. Duke bërë si Shumaker.

Ishte një Fiat, e vogël, por makina ime e mori. Këta të shkretit ishin nisur edhe për në spital, o zot, nejse, ky burri ishte shumë i mirë. Doli ajo gruaja, unë e di që e kam bërë gabim i thashë, ja prit të vijë Policia. Kjo gruaja po më acaronte, Policia po vonohej, mora makinën dhe ika për Vlorë. Ika në Vlorë si zonjë me shoqet e kështu.

Më falni. Ka ndodhur para 1 viti. Makina ime ishte me qera, më merr djali dhe më thotë o Kejvina ke dalë në kërkim. Ohu thashë që nuk erdhi Policia. Pagova gjobën dhe ika. Ata më kërkuan 200 euro, më vjen inat,”-tregoi Kejvina Kthjella.

You may also like