Me dukje atraktive, Rita Ora fotografohet në periferi të Sydneyt

by admin
Spread the love

Ajo ka shijuar një verë të Hemisferës Jugore në Australi pasi udhëtoi për në Sydney në fillim të këtij muaji me të dashurin e saj, Taika Waititi.

Dhe Rita Ora vizitoi të mërkurën një sallon thonjsh për një pedikyr në periferi pranë portit Double Bay.

Ylli 31-vjeçar i muzikë pop, e cila ndodhet në kontinentin e largët për xhirimet e “The Voice Australia”, dukej në top formë me një set veshjesh të bardha aktive për takimin e saj të radhës.

Ajo u përpoq të mbante një profil të ulët teksa kishte vënë një palë syze dielli, por gjithsesi veshja e saj sportive mori më shumë vëmemendje.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Interpretuesja e hitit “Let You Love Me” shfaqi trupin e saj të hollë e veshur me një bluzë të shkurtër dhe geta të larta deri në bel.

Ajo kombinoi veshjen e saj me një kapele bejsbolli të skuadrës ‘New York Yankees’, sandale, një çantë dore ngjyrë të hirtë dhe syze dielli të markës “Prada”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pasi hyri në sallon, Rita vendosi një maskë për fytyrën dhe u ul në sallonin e pedikyrëve.

Aktorja e “Fifty Shades of Grey” e mbante veten të zënë me telefonin e saj.

Pas pedikyrit, ajo u ndal në kafene për të marrë një ‘smoothie’ të gjelbër përpara se të nisej për në shtëpi.

 

 

 


You may also like