“Më detyruan të bëj 300 kilometra në një pikë tjetër” – Afrim Muqiqi flet pasi u bllokua në kufirin me Austrinë – Shqip

by admin
Spread the love

9:29 | 13 Nentor 2021

Këngëtari i njohur kosovar, Afrim Muçiqi, ka mbetur i bllokuar në rrugë për disa orë, meqenëse nuk i është lejuar që të kalojë në kufirin me Austrinë me patent shofer të Kosovës.

Ai ka thënë se është ndjerë i ofenduar kur policia austriake e ka detyruar që të kthehet nga kufiri.

“Unë kam dëgju edhe javët e kalume dhe muajve të kalum prej qytetarëve dhe bashkëatdhetarëve që shkojnë në Austri, pra në rrugën transit drejt shteteve të perëndimit. Në atë rast hasa edhe unë bashkë me familjen time rreth orës 03:00 të mëngjesit, ku policia austriake më ktheu nga kufiri…. që për mua ishte një ofendim i radhës.

I lënë qytetarët të maltretohen në pikë të natës me shpenzime marramendëse…ta jep një dokument ku Kosova përfshihet në mesin e shteteve siç janë: Jemeni, Afganistai, Kameruni, Nepali, Somalia, Sudani, Kosta Rika e shumë të tjera”, ka thënë Muçiqi.

Tutje, ai ka treguar se në të kaluarën s’ka pas probleme të tilla, derisa ka bërë thirrje që ky problem të zgjidhet në nivele shtetërore.

“Me detyruan të kthehem dhe t’i bëj edhe 300 kilometra në një pikë tjetër kufitare. Unë kam udhëtu edhe në të kaluarën dhe s’kam pas të tilla probleme. Mendoj që këto duhet të rregullohen në nivele shtetërore”, ka thënë Muçiqi.

Lajme interesante

You may also like