Më del surrati si tavë kosi, mami më thotë që e kam gushën si ndërtim pa leje

by admin
Spread the love

Jona Vrioni është një emër shumë i dëgjuar kryesisht nga përdoruesit e rrjetit social “TikTok”.  Aktorja e re prej disa muajsh është protagoniste në këtë kanal social me humorin e saj tejet popullor dhe është kthyer në një personazh shumë të preferuar për publikun shqiptar falë skeçeve të saj. Jonën e kemi parë së fundmi edhe në programin e humorit “Klanifornia”, teksa erdhi me një monolog të saj.

Aktorja ishte e ftuar në emisionin e pasdites në TV Klan, “Rudina”, ku temë diskutimi ishte fotografia, nëse njerëzit i ruajnë duke i printuar apo në mënyrë digjitale. Ajo tregoi eksperiencën e saj me fotografinë, teksa tha se nuk e ka aspak problem se si del foto dhe poston edhe ato ku ‘fytyra i del si tavë kosi’.

“Unë kam raport të mirë me fotografitë, jam e vetmja që e marr telefonin, e ve kështu poshtë dhe edhe nëse del surrati si tavë kosi, nuk ka problem se unë e hedh sepse unë mendoj që në fotografi duhet të jesh vetvetja. Edhe unë nëse bëj foto kështu e nxjerr pa pikë problemi. Unë ashtu siç dal vetë, nxjerr dhe të tjerët”- tha Jona Vrioni në emisionin ‘Rudina’.

Më tej, aktorja zbuloi edhe një bisedë të saj me të ëmën, e cila i jep mendimin e saj mbi videot që ajo poston në rrjete sociale. “Unë flas 3 minuta, ta mbaj unë telefonin këtu 3 minuta lodhem. E mbaj kështu dhe më shkruan mami, po çfarë është kjo gushë mi nonë si ndërtim pa leje, hë mi gru i them unë punë e madhe fort” – tha Jona Vrioni tek emisioni i pasdites me Rudina Magjistarin në Tv Klan.

You may also like