‘Me cilin nga djemtë e shtëpisë bëjë çdo gjë në shtëpi?, Kejvina Kthjella: Me Herionin

by admin
Spread the love

Edicioni i dytë i reality show-t shumë të ndjekur në Shqipëri, Big Brother VIP Albania ka ngritur siparin që prej së shtunës së 24 dhjetorit, teksa ngacmimet e debatet e para kanë nisur furishëm tanimë. Një nga banorët më karizmatikë të këtij sezoni është padyshim këngëtari Luiz Ejlli.

Së fundmi, ai ka ngacmuar një nga konkurrentet e shtëpisë, modelen e njohur Kejvina Kthjella, duke e pyetur se me cilin nga djemtë e shtëpisë ajo ishte e gatshme të bënte çdo gjë brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

E sigurisht, nuk ka munguar as përgjigjja e modeles, e cila me të qeshur ka drejtuar gishtin nga aktori i njohur, Heroin Mustafaraj. Pas përgjigjes së saj, të gjithë banorët ia plasën të qeshurës, ndërsa Herioni iu hodh ta përqafonte.

‘Me cilin nga djemtë e shtëpisë Kejvina do ishte e gatshme të bënte çdo gjë në shtëpi, përveç kameramanëve?’ – pyeti Luiz Ejlli, ndërsa Kejvina Kthjella drejtoi gishtin nga aktori Mustafaraj dhe tha:“Me Herionin”.

You may also like