“Më bën diçka përshtypje te kjo Tiranë”, Halili ka edhe një thirrje për tifozët

by admin
Spread the love

Refik Halili është shumë i lumtur për kualifikimin e Tiranës. 

Njësoj si gjithë tifozët bardheblu. Presidenti i 26 herë kampionëve të Shqipërisë, foli pas fitores 1-2 kundër Dinamo Batumit.

Duke i falënderuar të gjithë për këtë sukses. Tani vjen Besiktasi, dhe Halili fton tifozët që të mbështetin sa më shumë skuadrën e Orges Shehit.

Jam shumë i lumtur. Falënderoj skuadrën pa përjashtim, trajnerin Shehi, stafin, të gjithë. I falënderoj shumë tifozët, i përshëndes nga larg.

Uroj që të na mbështesin akoma dhe më tepër edhe në ndeshjen e ardhshme. Ky është një sukses i madh për mua dhe për të gjithë ne.

Tirana? Kemi bërë një skuadër të re. Lojtarët treguan se kanë vlera, kanë eksperiencë dhe bënë çdo gjë që u kërkoi trajneri, diçka që e kam vënë re me shumë kureshtje. 

Besim më ka dhënë stafi dhe lojtarët, të cilët më kishin thënë se kemi një grup të mirë e do të bëjmë maksimumin për ta kaluar këtë tur“, deklaroi kreu i klubit kryeqytetas./ Shqip


Top Channel

You may also like