Me 73 mijë euro të fshehura në frigorifer dore ka tentuar të hyjë në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love




Doganierët nga Serbia kanë gjetur 73 mijë euro në një frigorifer dore nga një udhëtar i cili ka tentuar të hyjë në Maqedoninë e Veriut në pikëkalimin kufitar Preshevë-Tabanoc.

Mediat nga Serbia shkruajnë se rasti është zbuluar pas kontrollit të hollësishëm që i është bërë makinës “BMWs”, me targa austriake.

“Në pyetjen e doganierit nëse ka diçka për të paraqitur, udhëtari ka deklaruar se posedon vetëm bagazh personal dhe sasinë e lejuar të parave kesh. Gjatë kontrollit të detajuar, mes tjerash, në bagazhin e makinës është gjetur edhe frigorifer dore, i cili në vend që me ushqim ka qenë i mbushur me para”, thonë nga Dogana, transmeton SHENJA.

Personit u janë kthyer 10 mijë euro, sasia e lejuar, ndërsa për parat tjera do të vendos gjykata në procedurë hetimore.

 


You may also like