Më 3 prill, gjyqi i Thaçit në Hagë!Prokuroria do paraqesë 300 dëshmitarë për “krime lufte”

by admin
Spread the love

Gjykimi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare që mbahen të burgosur në Hagë do të fillojë më datë 3 prill. Këtë e konfirmoi kryetari i trupës gjykuese Charlses Smith. Me këtë datë janë dakordësuar avokatët e të akuzuarve dhe prokurorët special.

Mësohet se mbrojtjes së Hashim Thacit i është dhënë 3 orë kohë,  mbrojtjes së Rexhep Selimit 1 orë dhe të Jakup Krasniqit gjysmë ore për të paraqitur mbrojtjen e tyre para trupit gjykues.

Ndërsa për deklaratën hyrëse të Kadri Veselit është caktuar një kohë prej 45 minutash. Kryetari i trupit gjykues ka kërkuar që të akuzuarit dhe avokatët e tyre të shmangin deklaratat politike dhe tu referohen vetëm fakteve.

Në pjesën e parë të konferencës zyra e prokurorit të specializuar do të thërrasë mbi 300 dëshmitarë. Por trupi gjykues ka shprehuar pakënaqësi për kohën e gjatë ë ka kërkuar prokuroria speciale rreth 700 orë.

Me këto ritme gjyqi për të akuzuarit nga Kosova pritet të zgjasë edhe për disa vite. Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Në 29 prill zyra e prokurorisë speciale ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar, ku pretendohet se të akuzuarit kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë dhe Semetishtë.


Top Channel

You may also like