Me 17 vjet Bleoni ishte shef i garazhit në Zvicër

by admin
Spread the love

Për Bleonin, garazhi është si një anëtar i familjes. Au tani është 19-vjeçar dhe ka garazhin e vet personal. Qysh në fëmijëri, Bleoni filloi t`i ndihmonte babait, zakonisht e merrte me vete të shtuneve, i shënonte orët e punës në një fletore dhe në fund i`a jepte “rrogën”. Që në foshnjore,

Bleoni kishte shprehur aspiratat e tij për t`u bërë shef, ashtu që një ditë edukatoret u tregojnë prindërve të tij se Bleoni e ka në mendje të bëhet vetëm shef, transmeton portali Shtegu. Që në këtë moshë, ai ia ka bërë vetvetes të qartë se dëshiron të posedojë një sipërmarrje personale, të bëhet shef, e jo të punësohet për një rrogë.

E ëma e Bleonit ka lindur në Zvicër, ndërsa babai i tij ka ardhur nga Kosova në Zvicër, në vitin 2000. Ata e themeluan së bashku një garazh, një sipërmarrje e vogël, e cila aktualisht i ka 25 të punësuar. Që nga vera e fundit, Bleoni është duke menaxhuar garazhin e vet personal me pesë punëtorë. Për Bleonin garazhi mbetet si anëtar i familjes, ai punon shtatë ditë në javë dhe pothuajse nuk ka aspak kohë të lirë. Për më tepër ndiqeni videon e përgatitur nga “20 Minuten”.

You may also like