Më 1 e 2 shtator seanca kundër Gucatit dhe Haradinajt

13:17 | 22 Korrik 2021

Gjykata Speciale ka caktuar seancën e radhës për dy zyrtarët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt të cilët janë të akuzuar dhe po mbahen në Hagë për veprën penale të pengimit të administrimit të drejtësisë.

Sipas njoftimit nga Dhomat e Specializuara këto seanca do të mbahen më 1 dhe 2 shtator.

Gucati dhe Haradinaj akuzohen se në prill dhe shtator të vitit 2020 kanë bërë deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe për persona të tjerë./arbresh.info/



Leave a Reply