Mbyllet takimi Malisheva – Dukagjini

by admin
Spread the love

Ka përfunduar takimi i javës së 18-të në Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Malishevës dhe Dukagjinit me rezultat të barabartë 2-2, shkruan Insporti.

Dukagjini shkoi në pushim me epërsi minimale 0-1 ndaj Malishevës në stadiumin ‘Liman Gegaj’.

Ergyn Ahmeti është realizator i golit të parë në minutën e 44-të, gol ky që vendosi epilogun e 45 minutave të para.

Teksa, shifrat e rezultatin ndryshuan në pjesën e dytë.

Bruqi (58′) e Kryeziu (62′) realizuan për Malishevën, për 2-1, teksa shifrat për 2-2 i barazoi Shabani (65′).

Malisheva rënditet e 7’ta me 19 pikë, teksa Dukagjini me një pikë më pak zë vendin e 8’të.

/Insporti.com

You may also like