Mbyllet numërimi në Tiranë dhe Pukë, kush janë drejtuesit e rinj të PD

by admin
Spread the love

Procesi i numërimit të votave në degën e Partisë Demokratike në Pukë dhe në degën 15 në Tiranë ka përfunduar. Sipas rezultateve të bëra publike në degën numër 15 në Tiranë u zgjodh kryetar Florind Mansaku.

Ndërsa në Pukë është zgjedhur Demir Hyseni me 67% të votave.

Njoftimi:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë.

Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të PD Pukë dhe PD Dega 15 Tiranë. Pas numërimit të fletëve të votimit, komisionet e votimit shpallën fitues

– Kryetar i Degës PD Pukë, z. Demir Qamil Hyseni me 67% të votave

– Kryetar i PD Dega 15 Tiranë, z. Florind Xhevdet Mansaku

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

You may also like