Mbyllet java e 10-të e Serie A, të mëdhatë bëjnë detyrën

by admin
Spread the love

Ka përfunduar edhe java e 10-të e Serie A të cilën keni mundësi ta ndiqni në Oversport dhe Tibo. Napoli vazhdon ecurinë pozitive dhe mban kreun duke mposhtur Bolognan dhe ngjitet në kuotën e 26 pikëve. Fiton edhe Atalanta që së bashku me Napolin mbeten dy ekipet e pamposhtura. Bergamaskët mbajnë vendin e dytë me 24 pikë.

Fitore të vuajtur arrin edhe Milani ndaj Veronës dhe mban vendin e tretë me 23 pikë. Në vend të katërt Roma që mposht Sampdorian dhe parakalon Lazion e Udinesen. Dy ekipet e fundit barazuan pa gola në sfidën e javës së 10-të.

Nuk ka surpriza edhe nga Interi e Juventusi që fitojnë ndeshjet e tyre respektive përballë Salernitanës dhe Torinos, por në renditje ndodhen ende poshtë. Vendi i shtatë për zikaltrit dhe i teti për “Zonjën e Vjetër”. Vazhdon të zhgënjejë Fiorentina që renditet në vendin e 13-të, me 10 pikë.

Sampdoria pas disfatës ndaj Romës ende nuk ka arritur fitoren e parë në këtë edicion të Serie A dhe mban vendin e fundit. Në zonën e ftohtë ndodhen edhe Cremonese dhe Verona. /oversport.tv

Foto: Inter, Twitter

You may also like