Mbyllen takimet e para të 1/8-ave të FA Cup, katër çerekfinalistët e kësaj mbrëmje

by admin
Spread the love

Këtë të martë janë zhvilluar takimet e para të raundit të 1/8-ave të FA Cup, nga ku u mësuan edhe katër skuadrat e para çerekfinale, të cilat janë Brighton, Blackburn, Fulham dhe Manchester City.

Brighton është skuadra e parë e kualifikuar për në çerekfinale të FA Cup, ndërsa fitoi me rezultatin 0-1 në transfertën e Stoke City.

Skuadra e De Zerbit diktoi ritmin gjatë gjithë takimit, ndërsa ndeshja u zhbllokua pas 30 minutave lojë me Ferguson që gjeti rrjetën pas një asisti nga Mitoma.

Leicester City u eliminua në shtëpi nga Blackburn, ndërsa u mund me rezultatin 1-2. Miqtë morën avantazhin në minutën e 33’ me Dolan, përtej faktit që vendasit kishin dominim të dukshëm.

Fulham City siguroi raundin çerekfinal të FA Cup, ndërsa triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Leeds United.

Vendasit morën avantazhin në minutën e 21’ me Palhinha, ndërsa në minutën e 56’ Solomon vulosi gjithçka duke shënuar golin e dytë për ekipin e tij. Leeds nga ana tjetër tentoi të reagojë, por pa mundur të kishte sukses, duke u eliminuar nga FA Cup.

Manchester City është bërë çerekfinalisti i katërt i FA Cup, ndërsa fitoi me rezultatin 0-3 në transfertën e Bristol City.

Skuadra e Guardiolës zhbllokoi sfidën që në minutën e 7’, me Foden që gjeti rrjetën pas një asisti nga Mahrez.

Miqtë dominuan të gjithë takimin, me sfidën që vazhdoi me rezultatin 0-1 deri në minutën e 74’, me Foden që realizoi golin e dytë personal dhe të dytin për skuadrën e tij.

Ndërkohë në minutën e 81’ pas një astit nga Grealish, De Bruyne realizoi golin e tretë për Manchester City-n dhe vulosi rezultatin e këtij takimi.

Ndërsa katër ndeshjet e mbetura të raundit të 1/8-ave do të luhen këtë të mërkurë, nesër.


Top Channel

You may also like