“Mbylle, hesht” – momenti kur De Bruyne debatoi ashpër me Guardiolën gjatë ndeshjes

by admin
Spread the love

Pep Guardiola kishte një natë shumë më të lehtë nga sa do të priste pasi Manchester City arriti në finalen e Ligës së Kampionëve, por ai pati një debat shumë të fortë me Kevin De Bruyne në një moment të lojës.
Guardiola do të kishte qenë shumë i lumtur me punën që skuadra e tij pati të mërkurën, pasi ata e bënë të duket e lehtë ‘coptimi’ i Real Madridin, duke e kthyer skenarin mbi ekipin që zakonisht shpërbë të tjerët në garë.

Pjesa e parë u dominua plotësisht nga liderët e Ligës Premier me Bernardo Silva që shënoi dy gola dhe e bëri kampionët e Evropës të duken si një skuadër e League One, e cila nuk do të kishte fat për të barazuar Cityn në raundin e tretë të FA Cup.
Gjërat nuk u bënë shumë më mirë për Realin as në pjesën e dytë me Manuel Akanji dhe Julian Alvarez që shënuan për fitoren e thellë 4-0 ndaj Los Blancos.

E vetmja gjë që bëri jehonë jashtë ndeshjes ishte një moment debati mes yllit belg, De Bruyne dhe trajnerit Guardiola.

Në fakt Guardiola ishte shumë i pakënaqur me belgun saqë ata përfunduan duke u grindur me njëri-tjetrin.

Ishte trajneri spanjoll i cili i tha disa herë mesfushorit ta pasonte topin gjatë një aksioni, por De Bruyne iu kthye me nervoz duke i thënë ta “mbylle, hesht”.

Videot e debatit tashmë janë bërë virale në rrjetet sociale, por pas ndeshjes dyshja është parë e lumtur me njëri-tjetrin duke e lënë në fushë atë që ndodhi në fushë. /Telegrafi/

You may also like