Mbush 38 vjeç dhe e feston si sulmues, Serxho Ramos tund rrjetën për ditëlindje (VIDEO)

by admin
Spread the love

Sevilja fitoi një transfertë të vështirë kundër Getafes në La Liga, teksa ishte Serxho Ramos ai që shënoi golin e vetëm për të tijët, duke i dhënë fitoren dhe shkëputur nga zona e mbijetesës.

Nuk kishte një ditë më të bukur për ta realizuar golin se sa sot. Pikërisht ishte dita e 38 vjetorit të lindjes së tij. Dhuratë më të bukur nuk mund ti bënte vetes, teksa është edhe një sinjal për kritikët e shumtë, duke i treguar se edhe pse vitet kalojnë, përsëri emri i tij nuk ndryshon dhe mbetet Serxho Ramos, një ndër mbrojtësit më të mirë të historisë së futbollit.

Të rikujtojmë se Ramos, ka luajtur edhe me ekipe si Real Madrid dhe PSG. Pikërisht me të parin pati suksesin më të madh, ku fitoi 4 Champions, dhe 3 prej tyre si kapiten. Ndërsa me Spanjën është kurorëzuar 2 herë kampion Europe dhe një herë bote.

GOLI I SERXHO RAMOS (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

You may also like