Mbrojtësi i Marseille transferohet te Al-Hilal për 23 mln euro

by admin
Spread the love

Marseille rikthehet te fitorja pas dy muajsh, nuk mungon tensioni ndaj Rennes.

Al-Hilal vazhdon përforcimet e skuadrës me lojtarë të afruar nga klubet europiane.

Së fundmi kryesuesit e Saudi Pro League kanë zyrtarizuar transferimin e Renan Lodit nga Marseille.

“Në futboll duhet të vazhdosh të përpiqesh të bëhesh më i fortë dhe nuk ka kohë më të mirë për ta bërë këtë sesa kur fiton trofe. Ne gjithmonë duhet të përpiqemi të përmirësohemi.

Kemi sjellë disa lojtarë të mirë dhe mendojmë se tifozët do të jenë entuziastë”,- tha Jorge Jesus, trajneri i Al-Hilal pas zyrtarizmit të afrimit të mbrojtësit 25-vjeçar.

Renan Lodi ka firmosur me Al-Hilal deri në verën e 2027-ës, ndërsa për shitjen e mbrojtësit klubi i Marseille ka arkëtuar 23 milionë euro.

You may also like